Vendosni fjalën kyçe....

“Der Spiegel” fiton gjyqin kundër Christiano Ronaldos


Gazeta gjermane “Der Spiegel” ka fituar betejën ligjore me Christiano Ronaldon, të cilin e akuzonte për evazion fiskal. Gazeta gjermaneka fituar gjyqin që zgjati më shumë se dy vjet, që kur Christiano Ronaldo iu drejtua një gjykate në Hamburg,për të ndaluar publikimin e shkrimeve të gazetës kundër tij për evazion fiskal.

Ronaldo u akuzua për evazion fiskal në korrik 2017 lidhur me të ardhurat e fituara në mes të vitit 2011 dhe 2014 dhe gazeta gjermane ishte e para që publikoi raporte për këtë. “Der Spiegel” do të rrezikonte gjobitjen me 250.000 euro nëse akuzat ndaj Ronaldos nuk do të vërtetoheshin.

Por Christiano Ronaldo u dënua me dy vite burg, që u shlye me gjobë prej 16.8 milionë euro pas marrëveshjes me autoritetet.

Tanimë me vendimin e gjykatës Administrative, “Der Spiegel” mund të ripublikojë për Ronaldon. “Der Spiegel” është gjithashtu gazeta që ka publikuar akuzat për përdhunim kundër Ronaldos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *