Vendosni fjalën kyçe....

Kongresi amerikan voton tërheqjen e SHBA-së nga lufta saudite ndaj Jemenit


Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka votuar në favor të përfundimit të përfshirjes amerikane në luftën në Jemen, por presidentit amerikan Trump, pritet të vërë veton e tij, ndërsa Shtëpia e Bardhë citon “shqetësime serioze kushtetuese”.

Shtëpia e Përfaqësuesve votoi 247-175 në favor të rezolutës për të drejtuar presidentin Trump drejt dhënies fund të përfshirjes ushtarake amerikane në këtë luftë brenda 30 ditëve dhe për t’i dhënë fund mbështetjes së koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Kongresi “nuk do të shpërfillë detyrimet e tij kushtetuese kur bëhet fjalë për politikën e jashtme”, tha Elot Engel, i cili kryeson Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve , duke shtuar se lufta në Jemen, në vitin e pestë tashmë, “kërkon lidership moral”.

Votimi shënon herën e parë që të dy dhomat e kongresit kanë mbështetur Rezolutën e Fuqisë së Luftës në vitin 1973, në një përpjekje për të ndaluar një konflikt të huaj.

Megjithatë, zyrftari i lartë republikan në Komisionin e Punëve të Jashtme, Michael Mçaul, votoi kundër rezolutës të enjten. Ai tha se votimi ishte një “interpretim radikal” i Rezolutës së Fuqisë së Luftës, që do të kishte “implikime përtej Arabisë Saudite”.

Mijëra persona janë vrarë gjatë konfliktit, për të cilin Kombet e Bashkuara kanë thënë është kriza më e madhe humanitare në botë, duke lënë miliona në prag të urisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *