Vendosni fjalën kyçe....

“Më mirë të bisedojmë për 100 vjet, se të bëjmë luftë për një ditë” – Presidenti serb për dialogun me Kosovën


Presidenti serb, Vuçiç, ka thënë se tejkalimi i ngërçit në dialog ujn me Kosovën është ende është shumë larg.

Sipas mediave serbe, kreu i shtetit ka thënë se politikanët e Kosovës nuk e dinë se çfarë duan ndërsa Serbia e ka të qartë objektivin e saj, shkruan Lajmi.net.

Sipas tij, dialogu është ende larg dhe ai varet nga Prishtina dhe nga presioni amerikan mbi qeverinë e Kosovës.

Më tej ai deklaroi se ideja e korrigjimit të kufijve mund të jetë një ide që çon në një zgjidhje, ndërsa shtoi se disa vende të ndryshme të botës kanë arritur që të gjejnë zgjidhje për kufijtë duke bërë kompromis.

“Unë mendoj se kosovarët nuk e dinë se çfarë duan dhe se serbët për herë të pare e dinë se çfarë duan. Mendoj se kosovarët bëjnë gabimet që kemi bërë në fillim të viteve 1990. Çfarëdo që jemi, budallenj nuk jemi. Më mirë të bisedojmë për 100 vite se të luftojmë për një ditë”, u shpreh ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *