Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtim në fidanishten e universitetit, studentët e UBT-së në protestë


Studentët e UBT-së janë ngritur në protestë, pasi në fidanishten e universitetit të tyre po bëhet një ndërtim. Pedagogu Jamarbër Malltezi, tha se janë kapur në befasi kur kanë parë nisjen e punimeve në fidanishten e universitetit. Sipas tij, në fidanishten ku studentët mësojnë e bëjnë eksperimente, do të ndërtohet një shkollë.

“Ky territor ka qenë fidanishtja e Universitetit Bujqësor. Dje pamë një aktivitet të çuditshëm me eskavator. Pamë edhe policë. Menduam se policët erdhën për të penguar ndërtimin e paligjshëm.

Por marrim vesh se po ndërtohet një ndërtim, në mënyrë informale morëm vesh se do të bëhet një shkollë por nuk ka tabelë informuese.

Ne e dinim gjithmonë se ka qenë fidanishtja e Universitetit Bujqësor. Universiteti Bujqësor ka bërë dhe masterplanin e tij.

Mesa duket ka patur një proces gjyqësor për tokën. Meqë Gjykata e Lartë nuk vepron prej shumë ditësh nuk dihet sa do zgjatsë.

Duket se qeveria ka bërë shpronësim publik nga shteti të pronarit që ka fituar deri më tani gjyqet, të gjitha këto pa bërë asnjë njoftim për Universitetin Bujqësor të Tiranës.

E bukura është se edhe para një viti, Kryetari i Bashkisë ka ardhur këtu e ka mbljellë pemë. Tani po na mbillet një shkollë. Kjo ka kapur stafin dhe studentët në befasi.

Nuk kam informacion sepse nuk ekzistojnë tabela. Ne na ka kapur krejtësisht në befasi si studentë dhe pedagogë. Rektori dhe zv.rektorët kanë kontaktuar me intitucionet për të bërë spostimin e shkollës disa metra më tutje. “, tha Malltezi.

Ndërsa studentët paralajmërojnë protesta akoma më masive, duke kërkuar që fidanishtja ku ata bëjnë eksperimente në kuadër të lëndëve të tyre, të mos preket.

“Si student i mjedisit dhe shokët e mi,  jemi kundër kësaj padrejtësie në Universitet. Sikurse tha profesori nuk ka një tabelë informuese për këtë ndërtim që po bëhet vjedhurazi, ashtu siç u bënë takimet e kryeministrit në universitetin tonë. Ne dalim në terren kur kemi tematika të tilla kur kemi për të studiuar për bimët. Do jemi këtu deri në ditën e fundit.”, tha një student.

“Protestat do jenë edhe më masive. Sot jemi këtu për një paralajmërim për këtë shkelje që po bëhet.”, tha një tjetër student.

Momentalisht, pranë Universitetit Bujqësor ka forca të shumta të policisë që po mbajnë studentët larg fidanishtes./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *