Një person me automjetin e tij ka sulmuar mbrëmjen e sotme banorët e zonës së Unazës së Re, ndërsa po zhvillonin protestën e tyre të përditshme kundër shembjes së ndërtesave.
Sipas Partisë Demokratike, mjeti drejtohej nga një shtetas i pa identifikuar dhe ka hyrë në mes të turmës, ku kishte edhe gra dhe fëmijë.
Në videon e shpërndarë nga PD, dëgjohen ulërima të grave dhe fëmijëve.
Partia Demokratike thotë se “Policia e cila ndodhej shume pranë vendit te ngjarjes nuk ka ndërhyrë dhe ka qëndruar indiferente ndaj këtij sulmi qe mund te kishte qene me pasoja fatale për jetën e protestuesve, grave dhe fëmijëve të tyre”.