“Në Itali një menaxher si Ferguson? Shpresoj që po, sepse dua të qendroj për shumë vjet të tjerë tek Juventus”, këto janë fjalët e besnikërisë së Massimiliano Allegri, që largon kështu lamtumirën e tij nga bardhezinjtë.
Tekniku i Zonjës së Vjetër, në një intervistë për Corriere della Sera, ka zbuluar temat e librit të tij që është gati të publikohet: “Ka persona që duan ta bëjnë futbollin më të vështirë e më nxjerrin nga vetja. Nëse e kam më tepër me komentatorët apo kolegët?
Nuk e kam me askënd, them vetëm se bëjnë të komplikuar atë që është e thjeshtë. Thjeshtësia është gjëja më e komplikuar, por po shkohet përpara drejt një drejtimi jo të duhur, sepse të komplikosh gjërat, e bën punën më të vështirë.
Tregoj eksperiencën time të jetës, të futbollit, si lojtar e trajner. Shpresoj të jetë e vlefshme e ti shërbejë dikujt jo vetëm në futboll por edhe si menaxher”.
Mbi finale e Champions të humbur në Cardiff, që është edhe një nga pengjet e teknikut: “Mendjemadhësia të bën të humbasësh sensin e realitetit, nuk të bën të godasësh pikat e dobëta të kundërshtarit. Në finalen me Real patëm besim dhe siguri të tepëruar”.