Kreu i ekzekutivit ka reaguar pas deklaratës së delegacionit të BE-së, që bëri thirrje për dy palët politike për dialog për zgjidhjen e krizës politike në vend.
Ne një postim në Twitter, Edi Rama shkruan se është plotësisht dakord me deklaratën e BE-së, ndërsa shton se “Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë”.
“Plotësisht dakord me delegacionin e BE:Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore,vota e emigrantëve,votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës,duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi,ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!”- shkruan Rama.