Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan kërkon anulimin e zgjedhjeve në Stamboll, Bordi i refuzon kërkesën


Partia AKP, e cila udhëhiqet nga presidenti turk, ka kërkuar nga Bordi i Zgjedhjeve që ta anulojë rezultatin e zgjedhjeve për qytetin e Stambollit pasi partia opozitare e shpalli fitoren para disa ditësh.

Agjencia e lajmeve “Haberturk” ka raportuar se partia e presidentit Erdogan ka kërkuar që rezultatet të anulohen për shkak të pranisë së votuesve ilegalë në listat e personave me të drejtë vote, gjë që, sipas tyre, ka ndikuar në rezultatin e përgjithshëm.

Kjo agjenci ka njoftuar se dega e partisë AKP në lagjen Buyukcekmece të Stambollit ka dorëzuar ankesë në zyrën rajonale të zgjedhjeve dhe ka kërkuar që të anulohet rezultati i zgjedhjeve. Sidoqoftë, kjo kërkesë është hedhur poshtë nga bordi rajonal i zgjedhjeve.

Kërkesa për anulim të rezultatit në Stamboll erdhi pasi kandidati i partisë kryesore opozitare kishte deklaruar se i ka fituar 18,742 vota më shumë se kundërshtari, kandidati i tij nga partia e Erdoganit.

Në orët e vona të ditës së enjte, zyrtarët e zgjedhjeve vendosën ta rrisin numrin e lagjeve të Stambollit ku do të bëhet rinumërimi i votave, por ende mbetet e paqartë se në cilat lagje do të zhvillohet ky proces.

“Nga ajo që po shoh unë, i tërë procesi duhet të përfundojë gjatë kësaj fundjave. Dallimi do të jetë mes 18 mijë dhe 20 mijë votave. Këto janë shifra shumë të ngushta”, tha kandidati i partisë opozitare, Ekrem Imamoglu, shkruan “Independent”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *