Vendosni fjalën kyçe....

Fidanishte kanabisi në Nikël – Katër të arrestuar, procedim penal dhe për kryeplakun


4 persona janë arrestuar në fshatin Nikël në Fushë-Krujë, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë dhe kryeplaku i fshatit.

Personat e narrestuar akuzohen se kanë krijuar një fidanishte droge, pranë lumit Tërkuzë, në fshatin Nikël.

Ndërsa kryeplaku duhej të kishte raportuar veprimtarinë e jashtëligjshme që ndodhte në zonën që ai kishte në administrim.

“Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 kryeplak fshati.

Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ka vijuar kontrollin e territorit.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës profesionale të kryer, janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas:

-A. A.,41 vjeç, banues në Nikël;
-A. Y., 35 vjeç, banues në Nikël.

Gjatë kontrollit në afërsi të lumit Tërkuzë, në fshatin Nikël, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi kubikësh të mbjellë me fara, të dyshuar Cannabis Sativa.

Po në vijim të operacionit të kontrollit të territorit, Policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasit:

-S.B., 26 vjeç, banues në Rinas;
-A.B., 18 vjeç, banues në Rinas.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në arën në pronësi të tyre, me një sasi kubikësh të mbjellë me fara Cannabis Sativa.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin Xh.K., 52 vjeç, banues në Rinas, sepse duke qenë Kryeplak, nuk ka raportuar se në njësinë administrative që ai ka në administrim, janë mbjellë bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *