Në një takim të drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Genoveva Ruiz Calavera me opozitën e bashkuar, u kërkoi dy palëve politike që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për të mirën e vendit.
Në një postim në Twitter zyra e BE-së në Shqipëri shkruan se “ është koha që dy palët politike të ulen së bashku për të mirën e përgjithshme të vendit”.
Genoveva Calavera ndodhet në vend për takimet me palët politike për situatën në vend përpara daljes së raportit të Komisionit Evropian.