Vendosni fjalën kyçe....

Incident mes delegacionit serb dhe atij kosovar, shtyhet konferenca në Tiranë


Një incident ka ndodhur në nisje të konferencës për “Klimën në Ballkanin Perëndimor” duke anuluar gjithçka.

Konferenca është shtyrë për një orar të pacaktuar, për shkak të një incidenti mes delegacionit serb dhe atij kosovar. Mësohet se delegacioni serb nuk ka pranuar të ulet në të njëjtën tryezë me homologë nga Kosova.

Në konferencën në fjalë do merrnin pjesë edhe Kosova me Serbinë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe ambasadorë dhe donator të huaj dhe ajo do të mbahej në orën 10:00.

Ministri shqiptar i Mjedisit, Blendi Klosi gjatë incidentit është parë i shqetësuar dhe duke folur disa herë në telefon.

Pas incidentit, Blendi Klosi theksoi se Kosova sot ishte e ftuar, dhe nuk mund të përjashtohej nga ky takim, ku diskutohet për çështje që shqetësojnë të gjithë rajonin.

Ndërsa ministri i mjedisit në Kosovë, Matoshi u shpreh se përjashtimi i Kosovës u bë për shkak të rregullave të OKB-së, në të cilën Kosova ende nuk është pjesë.

”Kosova nuk mund të pranojë të përfaqësohet nga palë të treta në takim”, u shpreh Matoshi. 

“Sa i takon aktiviteti është takim i organizuar nga OKB, ka personalitete të shquara të gjithë botës dhe institucioneve ndërkombëtare. Unë ftova ministrin Matoshi dhe faleminderit që ishte këtu. Ne do të vijojmë diskutimet biletarelae me ministrat e tjerë të rajonit.

Konferenca do të diskutojë për problematika që kanë të bëjnë me vendet e rajonit. Grupet tona po vijojnë diskutimin. Kur vjen puna te fondet, Kosova është pjesë e diskutimit.

Kosova e ka grupin dhe përfaqësuesit e saj. Për sa i përket rregullave të Kombeve të Bashkuara janë jashtë kompetencës sonë.Mendoj se për post debatit, që ju keni qejf gjithmonë të ndiqni. Kishim një dakordësi edhe me OKB dhe Serbinë, ajo që nuk u pranua ishte prezenca e Kosovës me të drejta të plota si folës, kjo më detyroi dhe mua që të bënim 2 orë diskutime dhe negociata me ta. E rëndësishmja është që konferenca të zhvillohet. Tashmë Kosova do të jetë e pranishme me statusin e të ftuarit special”, tha ministri Klosi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *