Qindra qytetarë kuksianë kanë dalë në protesta kundër vizitës së Edi Ramës në Kukës.
Rama, njeriu që i vuri traun Kukësit që të paguajnë para për në Rrugën e Kombit, nuk është i dëshiruar në këtë qytet, janë shprehur banorët.
Këta të fundit të cilët kanë dalë në protestë kanë bllokuar urën e Mamzit mbi Drin, duke mos lejuar kalimin e Edi Ramës.
Kuksianet i kanë vënë traun Edi Ramës me parullën: Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin.