Vendosni fjalën kyçe....

Qindra refugjatë po tentojnë të hyjnë në Maqedoninë e Veriut, kaos në Selanik


Qindra migrantë janë mbledhur afër një kampi në Selanik dhe po planifikojnë të kalojnë kufirin me Maqedoninë Veriore.

“Radio Europa e Lirë” shkruan se më shumë se 500 persona, duke përfshirë edhe familje me fëmijë, janë mbledhur në një fushë misri, dhjetë kilometra në perëndim të Selanikut.

Migrantët kërkojnë të kalojnë kufirin, në mënyrë që prej rajonit të Ballkanit, të shkojnë në vendet evropiane për të kërkuar azil.

Migrantët grekë të cilët kanë ngritur tenda në këtë pjesë të Selanikut, kanë thënë për mediat se iu janë përgjigjur thirrjeve anonime në rrjete sociale për të shkuar në kufirin grek me Maqedoninë e Veriut. Atyre iu është thënë të përpiqen ta kalojnë kufirin për të vazhduar rrugën drejt vendeve të Ballkanit. Ky korridor i emigrantëve u mbyll në vitin 2016.

Agjencia e OKB-së për refugjatët i ka paralajmëruar migrantët që kalimi i parregullt është “i rrezikshëm”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *