Në takimin në Kukës, kryeministri Edi Rama konfirmoi Safet Gjicin, si kandidatin e PS për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
“ Ka ardhur koha që bashkinë të na e jepni ne, si detyrë për të bërë për Kukësin shumë gjëra që nuk janë bërë. Duhen 4 muaj për të marrë leje për spitalin.
Qeveria vendos fondin për të ndërtuar një pjesë të domosdoshme që të ndërtohet si infrastrukturë dhe 4 muaj për të marr leje, nuk e kam kuptuar akoma arsyen, por faktikisht kemi humbur 4 muaj” -tha Rama ndërsa shtoi se kandidatin për Bashkinë e zgjodhi mes kuksianëve, ndërsa iu drejtua Safet Gjicit.