Vendosni fjalën kyçe....

Refugjatët në Greqi, bllokojnë transportin, kërkojnë Evropën


Në protestë kanë dalë 300 emigrantë nga Syria, Pakistani dhe Libia në shinat e trenit në Athinë duke kërkuar që të transportohen me tren nga Athina drejt Selanikut.

Shumica e tyre ishin që mbrëmë në stacion por terminali i fundit u anullua. Sipas emigrantëve ky ishte një akt rracist dhe për këtë arsye ata protestojnë dhe kërkojnë menjëherë një tren drejt Selanikut.

Sipas medieve greke, emigrantët të çdo moshe janë shtrirë në shinat e trenit dhe kjo ka krijuar bllokimin e qarkullimit të trenave. Jashtë stacionit të trenit ka autobusa që do shërbejnë për udhëtimet e qytetareve grekë drejt Selanikut.

Emigrantët duan që të largohen nga shteti grek për në Evropën qendrore.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *