Një 20-vjeçar është vënë sot në pranga të policisë në Fier. Ai u konstatua duke transportuar ilegalisht tre klandestinë në aksin rrugor Fier-Levan me qëllim kalimin e kufirit. Në momentin e ndalimit, 20-vjeçari me iniciale A.H tentoi t’i ikte policisë, por përpjekjet e të riut në Tiranë rezultuan të kota.
Pas verifikimeve, o konstatua se shtetasit e huaj që po ndihmoheshin për kalim të paligjshëm të kufirit ishin shtetas palestinezë.
“Policia arreston në flagrancë një shtetas për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.Pas një pune hetimore të policisë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte emigrant të paligjshëm, në aksin rrugor Fier-Levan u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të automjetit i cili në momentet e para ka tentuar t’i largohet policisë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.H, 20 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit” për 3 shtetasit e huaj (pasagjerët në mjet).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit”-njoftoi policia.