Vendosni fjalën kyçe....

Testohet me sukses taksia e parë ajrore pa pilot (Video)


Austria në bashkëpunim me Kinën zbuloi taksinë e parë europiane që vetë-fluturon. Mjeti e bëri fluturimin e tij të provës në një stadium në Vjenë.

Aero-makina, i quajtur EHang 216, realizoi ngritjen dhe uljen e parë dhe të suksesshme të tij në stadiumin e Vjenës. Mjeti elegant që përdor 16 helika dhe peshon rreth 340 kilogram u ngrit në ajër për disa minuta përpara se të ulej në mënyrë të sigurt.

EHang 216, i cili është i pajisur me dy vende për pasagjerë dhe mund të fluturojë deri në 150 kilometra në orë për pothuajse gjysmë ore, është testuar tërësisht dhe është gati për prodhim në masë, sipas Derrick Xiong, bashkë-themelues i krijuesit të makinës kineze EHang.

Me baterinë prej 17 kilovatësh mundëson të bëjë një udhëtim “të krahasueshëm me një makinë elektrike në një mjedis urban”.

Taksia ajrore është një produkt i bashkëpunimit të ngushtë midis kompanisë austriake të hapësirës ajrore FAÇ, në pronësi të grupit hapësinor të aviacionit të Kinës AVIC dhe krijuesit kinez të avionëve EHang.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *