Arlind Çaçani, kandidati i dhjetë në qarkun e Korçës në zgjedhje e fundit parlamentare, ka dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit, duke i hapur rrugë kështu pranimit të mandatit të deputetit.
Arlind Çaçani ka lindur në Ersekë në vitin 1987, ndërsa në CV-në e tij dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në vitin 2017, nuk jep asnjë detaj mbi arsimimin apo karrierën profesionale.
Më herët, nga qarku i Korçës ishte Ligoraq Karamelo i listës së PD-së që pranoi mandatin.