Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me mina – Gjykata e Lezhës lë në burg 23-vjeçarin, motra shtatzënë në “arrest shtëpie”


Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin për masën e sigurisë për Arman Lukanin dhe Amelda Elezin, vëlla e motër që para pak ditësh u kapën me mina. 23-vjeçari Lukani është lënë në burg, ndërsa Elezi është lënë në “arrest shtëpie”.

Akuzat që rëndojnë ndaj të rinjve janë “Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese”.

Kur po hynin në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë, dy të rinjtë janë filmuar nga gazetarët teksa kanë shpërthyer në lot.

Babai i dy të rinjve, tha se ata janë të pafajshëm dhe se dikush i ka përdorur. Ai është shprehur se nuk kanë marrë as avokat për çështjen, pasi nuk kanë mundësi ekonomike.

“Jam babai i Armandit.Çunin e dija se ishte në punë. Erdhi policia, më bëri kontroll te shtëpia. Më thanë se është kap me lëndë narkotike dhe mina plasëse. Djali nuk është marrë kurrë më mina dhe lëndë narkotike, punonte në bujqësi. Nuk ka lidhje, merrej me bujqësi, mblidhte bimë mjekësore në Vlorë. Mendoj e i ka përdorur dikush, sepse nuk kishte  ku t’i gjente. Nuk është ndaluar asnjëherë. Nuk kam marr avokat se nuk kam mundësi. Djali im është i pafajshëm.”, janë fjalët e elmi Lukanit.

Zotëria ka treguar gjithashtu se e bija është shtatzënë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *