Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me mina, vëlla e motër në lot para gjykatës, babai: Janë të pafajshëm! (VIDEO)


 

Paraditen e sotme, kanë dalë para Gjykatës së Lezhës motër e vëlla, Armand Lukani dhe Amelda Elezi, të cilët u kapën të martën me tre mina me telekomandë. Kur po hynin në Gjykatëpër t’u njohur me masën e sigurisë, dy të rinjtë kanë shpërthyer në lot.

Në një prononcim për gazetarët, babai i dy të rinjve, tha se ata janë të pafajshëm dhe se dikush i ka përdorur. Ai është shprehur se nuk kanë marrë as avokat për çështjen, pasi nuk kanë mundësi ekonomike.

“Jam babai i Armandit.Çunin e dija se ishte në punë. Erdhi policia, më bëri kontroll te shtëpia. Më thanë se është kap me lëndë narkotike dhe mina plasëse. Djali nuk është marrë kurrë më mina dhe lëndë narkotike, punonte në bujqësi. Nuk ka lidhje, merrej me bujqësi, mblidhte bimë mjekësore në Vlorë. Mendoj e i ka përdorur dikush, sepse nuk kishte  ku t’i gjente. Nuk është ndaluar asnjëherë. Nuk kam marr avokat se nuk kam mundësi. Djali im është i pafajshëm.”, janë fjalët e elmi Lukanit.

Zotëria ka treguar gjithashtu se e bija është shtatzënë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *