Vendosni fjalën kyçe....

“Uashingtoni s’na bëri ofertë të favorshme, do vijojmë me Moskën” – Erdogan


Presidenti turk, Erdogan, ka thënë se bisedimet me SHBA-në për të blerë sistemin e raketave të mbrojtjes ajrore “Patriot” u prishën dhe se Ankaraja do të vijojë marrëveshjen e madhe të armëve me Rusinë, pavarësisht presionit të Uashingtonit për ta braktisur atë.

“Shtetet e Bashkuara nuk na kanë dhënë kushte të favorshme për blerjen e sistemeve Patriot. Kjo është arsyeja pse ne nuk po presim për atë,” u tha Erdogan gazetarëve të premten.

Ai përsëriti se Turqia nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për të blerë sistemet raketore të mbrojtjes ajrore S-400 të Rusisë dhe konfirmoi  se dorëzimi i tyre do të fillojë në korrik, siç është planifikuar.

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence më herët tha se marrja e S-400 do të ishte një hap “i pamatur” që do të “minonte” NATO-n. Zyrtarët turq hodhën poshtë presionin e aleatit të saj, duke argumentuar se kombi turk ka të drejtën të zgjedhë partnerët tregtarë të armëve.

Erdogan do të zhvillojë një takim me Putin më 8 prill në Moskë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *