Pas protestave në Universitetin Bujqësor, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka sulmuar pedagogun Jamarbër Malltezi.
Përmes një postimi në Twitter, Veliaj në mënyrë ironike e uron Malltezin të ketë jetë sa më të gjatë pasi po shkatërron partinë e vjehrrit, ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Ty or çun te dhente Zoti jete sa me te gjate qe ta shkaterrosh gjer ne fund partine e vjehrrit tend! Qe do e degjeneroje PD te protestonte shkollen 9 vjecare te Koder Kamzes ne toke private e jo zaptimet e basteve ne UBT, nuk e kishte enderruar asnje socialist! Jepi gaz!”, shkruan Veliaj.
Ditën e djeshme, Veliaj pranoi se po ndërtonte një shkollë të re në vreshtën didaktike të Universitetit të Kamzës.
“Im atë ka kaluar një dekadë në Universitetin Bujqësor. Unë kam kaluar fëmijërinë në vitet ’80!
Si u nënshtruan/korruptuan nga 200 ndërtime pa leje e nuk reaguan, qe turp!
Por akoma më turp sot, histeria ndaj shkollës JETIKE për Njësinë 11, në tokë PRIVATE shpronësuar nga Bashkia TiranëTURP!”, shkruan Veliaj.
Pedagogët dhe studentët e UBT-së e kundërshtojnë ndërtimin e shkollës të truallin që ka shërbyer prej më shumë se 40 vjetë si vreshtë didaktike. Pavarësisht se trualli është tokë private, pedagogët shprehen se kërkojnë kompesimin e pronarëve por vreshta që u duhet studentëve për orët praktike të mbetet dhe shkolla të ndërtohet në një tjetër truall pak më tutje.
Ditën e djeshme Jamarbër Malltezi tha se universiteti nuk ishte lajmëruar nga bashkia për prishjen e vreshtës didaktike dhe për më tepër në zonën e rrethuar nuk ishte vënë asnjë tabelë për të treguar se çfarë po ndërtohet.