Vendosni fjalën kyçe....

Zv.ministri i Ekonomisë Haxhi, negociator për rritjen e bashkëpunimit me Rusinë


Mes Rusisë dhe Shqipërisë është mbajtur në Moskë takimi i radhës i Komisionit Ndërqeveritar mes dy vendeve.

Delegacioni shqiptar kryesohej nga zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Ambasada Ruse në Tiranë thuhet se palët diskutuan për një sërë çështjesh si edhe u ra dakord për përmirësimin e kuadrit ligjor bilateral.

Njoftimi i Ambasadës Ruse:

Mbahet takimi i radhës i bashkëkryetarëve të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri

Në Moskë u zhvillua dje një takim pune midis Ministrit të Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Medias të Rusisë, z. Konstantin Noskov, dhe Zëvendësministrit të Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, z. Elton Haxhi, të cilët janë bashkëkryetarë të Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor.

Palët diskutuan për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë perspektivat e bashkëpunimit në fushat e turizmit, tregtisë, bujqësisë, energjisë, teknologjive të informacionit dhe komunikacionit, arsimit, etj. U ra dakord për të vijuar punën mbi përmirësimin e kuadrit ligjor bilateral me qëllim që në kuadër të sesionit të radhës të Komisionit Ndërqeveritar në Tiranë të mundësohet nënshkrimi i një numri dokumentesh bilaterale.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *