Vendosni fjalën kyçe....

1.8 miliardë do i kushtojë “Volkswagen” pastrimi i skandalit


“Pastrimi” i skandalit të mashtrimit të naftës do t’i kushtojë Volkswagen 5.5 miliardë euro në 2018 dhe 1.8 miliardë euro në vitin 2019. Deklarata ka ardhur nga zyrtari kryesor financiar, Frank Witter, për ‘Boersen-Zeitung.’

Që nga viti 2015, prodhuesi gjerman i makinave ka paguar më shumë se 27 miliardë euro për të zgjidhur paditë e investitorëve dhe të konsumatorëve, si dhe gjobat rregullatore dhe mjetet juridike të lidhura me zgjidhjen e niveleve të emetimeve të tepërta në makinat e saj me naftë.

VW po i përmbahet planeve për listimin e bizneseve të kamionëve në vitin 2019 dhe vazhdon të shohë potencialin e rritjes në Kinë, tregun më të madh të makinave në botë, tha Witter.

Kompania pranoi në Shtator të vitit 2015 se ka përdorur software të paligjshëm për të kaluar testimet e ndotjes në SHBA për motorët diesel,  gjë që solli krizën më të madhe në historikun e kompanisë dhe rritjen e mbikëqyrjes për industrinë e makinave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *