Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj në SHBA, lajmëron takime me zyrtarët amerikanë


Ramush Haradinaj një ditë më parë ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku ka lajmëruar qëllimet e vizitës së tij.

Një prej tyre janë edhe takimet me zyrtarë të SHBA-ve.

“Sapo kam arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, me ç’rast do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të ShBA-së.”, shkruan kryeministri i Kosovës.

Haradinaj ka marrë ftesë nga Komuniteti Katolik Shqiptar “Shën Pali”.

Por kjo vizitë vjen në një kontekst delikat të zhvillimeve për Kosovën: tarifat e mallrave serbe dhe debatet për ndryshimin e kufijve. Qëndrimi i Haradinajt ka qenë i ndryshëm nga ai i presidentit Hashim Thaçi.

Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë mesazhet e zyrtarëve amerikanë për çështjet dhe mbi të gjitha, a do të ketë të tilla?!

Fotoja e publikuar nga Ramush Haradinaj, në SHBA


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *