Vendosni fjalën kyçe....

Jelekët e Verdhë në javën e 21-të të protestave, përplasen me policinë (Video)


Më shumë se 20 persona janë arrestuar pasi protestuesit e “Jelekëve të Verdhë” mbushën rrugët e qyteteve franceze, duke shënuar javën e 21-të rresht të demonstratave masive kundër presidentit Emmanuel Macron dhe qeverisë së tij.

Rreth 21 protestues u arrestuan në Paris të shtunën në mëngjes, njoftoi media lokale, duke cituar policinë. Eric Drouet, një nga udhëheqësit e “Jelekëve të Verdhë” u gjobit me 135 euro për shkelje të ligjeve të protestave publike.

Megjithatë, tubimet në kryeqytetin francez dhe gjetkë mbeten kryesisht paqësore. Protestuesit këndojnë dhe mbajnë në duar pankarta duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Macron.

Autoritetet mbështetën ndalimin e demonstratave në disa vende, duke përfshirë Champs-Elysees, si dhe zonat që rrethojnë parlamentin dhe rezidencën e presidentit në Pallatin Elysee.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *