Një video, dërguar nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike, tregon disa automjete të tonazhit të rëndë, teksa lëvizin në qytetin e Kukësit.
“Makinat që janë në video provojnë mashtrimin e Edi Ramës me nisjen e punimeve në aeroportin e Kukësit.”, komenton PD-ja.
Sipas tyre video është bërë dje rreth orës 17.00 dhe pas largimit të Edi Ramës nga Kukësi, janë larguar të gjitha makineritë.
“…pjesë e showt të tij në Kukës. Në aeroport nuk ka nisur asnjë punim, edhe për faktin se akoma nuk ka një leje ndërtimi nga KKT.”, komenton Partia Demokratike.