Mediet afër qeverisë kanë servirur për publikun e tyre një lajm që lidhet me pallatin 28-katësh në Golem.
“Do të shembet”, është kryefraza që shoqëron tekstet e këtyre lajmeve, që nga “Top Channel”, “Gazeta Tema” e deri te “JavaNeës”.
Instituti i Ndërtimit ka hartuar një relacion ku rekomandon prishjen e pallatit 28-katësh në vijën e parë të plazhit në Shkëmbin e Kavajës, në Durrës.
“Si pasojë e këtij relacioni, drejtori i Institutit të Ndërtimit, inxhiner Agron Hysenlliu është kërcënuar nga pronari i pallatit, zoti Enver Shala, i cili është shpallur në kërkim policor.
Në fakt, historia e këtij pallati, i cili është me banorë, ka qenë e mbushur me probleme. Rreth dy vite më parë, konstruksionet metalike të 3 kateve të fundit shtesë që po u ndërtonin u shembën duke rrezikuar jetën e punëtorëve, por edhe të banorëve. Po në vitin 2017, Enver Shala u ndalua nga Policia e Durrësit dhe u hetua në gjendje të lirë për shkatërrim të pronës nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.”, raportojnë mediet afër qeverisë.