Vendosni fjalën kyçe....

Nisma Thurje, gati peticioni për ndryshimin e kodit elektoral


Në ditët e fundit janë shtuar zërat publikë që kërkojnë ndryshimin e sistemit aktual, duke e fajësuar këtë të fundit si shkaktari kryesor i situatës në të cilën ndodhet vendi.

Nisma Thurje, një organizim qytetar, sapo ka njoftuar ndërmarrjen e një hapi konkret në këtë drejtim. Nëpërmjet faqes së tyre ne Facebook ata kanë bërë me dije inicimin e një peticioni publik me moton “1 milion kundër sistemit”.

Synimi i këtij peticioni do të jetë mbledhja e një milion firmave që mbështesin idenë e ndryshimit të kodit elektoral ekzistues nga proporcional rajonal me lista të mbyllura, në proporcional kombëtar me lista të hapura.

Në njoftimin e bërë ata fajësojnë sistemin aktual, për gjëndjen në të cilën ndodhet vendi dhe se ndryshimi mund të vijë vetëm nëpërmjet ndryshimit të sistemit elektoral, si qëndra e problemit që prodhon këtë realitet.

Nisma Thurje është një organizim qytetarësh që shpeshherë kanë advokuar për çështje me sensibilitet publik, si në rrjetet sociale po ashtu dhe me aksione konkrete si protestat kundër ligjit për importin e plehrave, taksat e bashkisë, ligji i gjobave etj..


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *