Vendosni fjalën kyçe....

Paladiumi metali që rivalizon arin, pse i’u rrit me 50% çmimi


Për herë të parë në më shumë se një dekadë, Paladiumi po rivalizon Arin në vlerë.

Ai është kthyer në një komponent kyç për pajisjet që kontrollojnë ndotjen në automjete dhe kjo ka bërë që  çmimi i këtij metali të rritet me 50 % në 4 muajt e fundit duke e bërë atë më të shtrenjtë se ari.

Paladiumi është një metal i shndritshëm, 1 përbërës nga 6 grupet e metaleve të platinit. Rreth 80 % e paladiumit përfundon në sistemin e automjeteve duke i ndihmuar për të transformuar në më pak të dëmshëm dioksidin e karbonit dhe avujt që çlirohen.

Ai përdoret gjithashtu në elektronikë, nga dentistët dhe nga argjendarët për bizhuteri. Metali nxirret kryesisht në Rusi dhe në Afrikën e Jugut dhe sigurohet më së shumti si lëndë dytësore nga proceset e nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve të tjera si platini apo nikeli.

Pse po bëhet më i shtrenjtë?

Furnizimi nuk po i përgjigjet akoma kërkesës në rritje për këtë lëndë. Përdorimi në rritje sidomos në Kinë e rregulloret strikte për të ulur ndotjen nga automjetet  i ka detyruar prodhuesit e automjeteve që të rrisin kërkesën për këtë metal të çmuar


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *