Partizani ka pësuar një humbje të papritur në Tiranë prej Luftëtarit. Të kuqtë që kryesojnë renditjen me 9 pikë më shumë se Kukësi kanë gabuar ashtu njësoj si rivalët e tyre veriorë duke mbajtur të paprekur largësinë.
Ekipi i Gegës kaloi i pari në avantazh me anë të Dukës por më pas kanë pësuar 3 gola duke u dorëzuar.
Me këtë fitore Luftëtari ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt mbijetesës pasi është larguar me 7 pikë nga vendi i nëntë që mbahet prej Kastriotit.
Pas 4 ditësh Partizani pret në Tiranë Skënderbeun dhe një tjetër hap fals mund ta ndërlikojë jo pak çështjen e mbijetesës.