Me helikopter dhe nën ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka shkuar në Kukës kryeministri Edi Rama. Rama konfirmoi Safet Gjicin, si kandidatin e PS-së për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Por pas gjithë shfaqjes së tensionuar në qytetin verilindor, Ramën nuk e kanë lënë të qetë as virtualisht.
“Kukesianët ta treguan vendin, të bon me ik në helikopter në Kukës. Këta janë kukesianët”, i shkruan një komentues, ndërsa e detyron Ramën të ofendojë me termin “100 qorra”.
Mirëpo komentuesi shkruan edhe detaje të tjera pikante rreth takimit që pati kryeministri, si që e detyroi administratën të vinte aty dhe se asnjë nuk duartrokiste.
NJË PJESË E BISEDËS VIRTUALE MES KOMENTUESIT DHE PROFILIT TË EDI RAMËS:
Komentuesi: Kukesianët ta treguan vendin, të bon me ik në helikopter në Kukës. Këta janë kukesianët.
Edi Rama: Ke të drejtë shumë, ata 100 qorra me kryetarin e bashkisë në krye që bllokojnë rrugën, duke kërkuar sherr janë kuksianët, kurse mijëra burra e gra e vajza e djem, që mblidhen për të më mirëpritur s’janë kuksianët! Zoti ta pruftë mbare se qenke mbrapsht krejt o mik.
Komentuesi: Edi Rama mijëra dele që i ke detyru ti të vijnë atje. Dhe kur flisje asnjë nuk duartrokiste. I ke detyru njerëzit të vijnë aty, të gjithë administratën. Unë kam vëllain tim në punë atje që ka marrë mesazhe ose të vijë në atë shëmtirë ose do ketë probleme. Të ka ardh fundi.
Edi Rama: Më vjen keq për ty, po në qershor 2017 e fituam Kukësin me 2000 vota plus dhe në qershorin që vjen do ta fitojmë edhe më thellë! Sa për shëmtirën s’ke faj, kur të ndërtojmë aeroportin e ri dhe ti të vish me avion direkt në Kukës, për të protestuar kundër meje, do jetë bërë shumë bukur. Ndërsa delet mos i përmend më, se ne fakt delet dalin në rrugë si ata qorrat sot, ndërsa njerëzit mblidhen si njerëz e komunikojnë pa kërkuar sherr me njëri-tjetrin.