Vendosni fjalën kyçe....

Rrëmben autoblindën dhe del xhiro nëpër qytet, policia i vihet nga pas (Video)


Zyrtarët në Policinë e Shtetit të Virxhinias nuk mund t’u kenë besuar veshëve, kur morën thirrjen se një makinë ushtarake e ngjashme me tankun ishte vërejtur duke ecur me shpejtësi në një autostradë.

Policët që menduan se po bëhej grusht shteti, u lehtësuan kur mësuan se bëhej fjalë për një ushtar nga një bazë ushtarake aty pranë, që kishte rrëmbyer një autoblindë.

Filmimi i incidentit të postuar në internet të martën tregon automjetin e blinduar, e cila është pronë e Gardës Kombëtare të Virxhinias dhe nuk është e pajisur me ndonjë armatim, duke dalë rreth 40 kilometra në orë, që do të thotë se ndjekja e policisë pasuese duket më shumë si një përcjellje policore.

Policia e ndoqi automjetin për 60 milje nga Nottoway County, pranë Fort Pickett, ku ushtari u ndal rreth orës 9.40 të mbrëmjes. Gjatë ndjekjes nuk pati lëndime nga forcat e policisë apo kalimtarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *