Ylli i Liverpulit, Mohamed Salah, i dha ekipit të Southamptonit rezultatin e dëshiruar pasi shënoi një gol në ndeshjes së së premtes në Premierligë.
Megjithatë Salah ra në sy edhe për një fakt tjetër. Ai bëri një shmangie interesante duke bërë që shokët e tij të skuadrës, Jordan Henderson dhe Andy Robertson, të përqafoheshin me njëri-tjetrin edhe pse nuk u nisën për këtë.
Kur nga fundi i ndeshjes kishin mbetur edhe 10 minuta dhe rezultati ishte 1-1, Salah bëri përshkoi gjysmën e fushës për të shënuar golin e dytë të takimit dhe më pas rendi drejt tifozëve për të festuar me ta siç bënë edhe Henderson e Robertson.
Por teksa njëri prej tyre rend të përqafojë Salah, ky i fundit shmanget dhe Henderson dhe Robertson përfundojnë duke u përqafuar me njëri-tjetrin.