Vendosni fjalën kyçe....

“U ngjeshe me antiplumb e more mijëra policë me vete, po s’të do më njeri” – Paloka-Ramës


Nënkryetari i PD-së, Paloka, ka deklaruar se në takimin e ditës së djeshme të Ramës ishin marrë me detyrim administrata dhe nxënësit e Kukësit megjithatë kjo nuk do e shpëtojë atë pasi nuk e do më askush.

Në një status në faqen e tij në “Facebook”, Paloka shkruan se Rama i veshur me antiplumb, mori me vete mijëra forca policie dhe detyroi administratën e nxënësit të vinin në takim, por prapë ia mbathi nga sytë këmbët, si i vetmi person i droguar në Kukës.

Deklarata e Palokës

Nuk mund te qendrosh me kryeminister i nje populli qe te urren dhe e urren.

Dje ne Kukes, edhe pse solle mijera forca, perfshi forcat speciale, u ngjeshe dhe me antiplumb dhe prape nuk guxove te ballafaqoheshe me qytetaret por mblodhe me detyrim administraten e deri nxenesit e shkollave me canta ne krah, per te zbrazur urrejtjen tende per shqiptaret.

Nuk te duan me, jo kuksianet por shumica e shqiptareve. Kjo nje njeri normal do ta bente te reflektonte por nje si ty e terbon.

Ndaj do vazhdosh edhe pak te zbrazesh urrejtjen dhe arrogancen tende ndaj qytetareve, sic ke bere ne gjithe Shqiperine e dje ne Kukes. Por nje gje eshte e sigurte, njerezit kane nevoje per nje qeverisje dhe nje kryeminister normal, prandaj po te perzene kudo qe shkon me bisht nder shale.

Jane qytetaret e vertete e normal te ketij vendi. Asnjeri prej tyre nuk eshte i droguar. I vetmi i droguar dje ne Kukes ishe ti Edvin…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *