Vendosni fjalën kyçe....

Vangjush Dako tërhiqet nga gara për Bashkinë e Durrësit


Vangjush Dako ka vendosur të mos rikandidojë për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lajmi është dhënë nga Gazeta Bulevard, e cila citon burime të saj sipas të cilave Dako nuk do rikandidojë më për një mandat të katërt.

Në një takim të ngushtë të strukturave të Partisë Socialiste të Durrësit, Dako u ka bërë të ditur të pranishmëve tërheqjen e tij nga gara për postin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit.

Mësohet se gjatë mbledhjes të ketë deklaruar se vendimi për tu tërhequr nga rikandidimi ka qenë i tij, pasi mendon se Bashkia ka nevojë për energji të reja.

 “Objektivi ynë është që Partia Socialiste të dalë fitues në të treja Bashkitë e qarkut të Durrësit ku unë dhe gjithë strukturat e PS do të angazhohen për të drejtuar fushatën elektorale, pra në Durrës, Krujë dhe Shijak”, ka pohuar Dako gjatë takimit. Ndërkohë që ka mohuar se rikandidimi i tij vjen si pasojë e akuzave të opozitës për përfshirje në shit-blerje votash dhe dosjes së famshme 339, duke pohuar se:

“Ato akuza më motivojnë më shumë që ti fitojmë të treja bashkitë e qarkut të Durrësit, pasi PS gëzon mbështjetje të gjerë nga populli”. Kërkoj nga ju dhe gjithë anëtarësia e Partisë Socialiste mobilizim maksimal për të fituar bindshëm dhe çuar më tej shërbimin ndaj qytetarëve dhe investimet për qytetin”. – mësohet të ketë thënë Dako në takim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *