Vendosni fjalën kyçe....

Basha lajmëron protestën e radhës: Të shtunën tjetër bashkim i madh kombëtar, ndryshimi po vjen


Në mitingun e sotëm në Rrogozhinë, Basha ka lajmëruar për një tjetër protestë për të shtunën e ardhshme.  Ai i ka ftuar fermerët e Rrogozhinës, të cilëve u ka premtuar 100 milionë euro subvencione në vit, që të marrin pjesë në protestë.

“Të bëheni pjesë e lumit të qytetarëve që do të derdhen në Tiranë të shtunën, mbrëmjen e të shtunës së ardhshme, në orën 18:00 me një tjetër bashkim të madh kombëtar. forcash, mendjesh, zemrash. Pranvera sapo ka nisur. Ndryshimi po vjen falë jush.”, tha Basha.

Ndër të tjera, gjatë takimit në Rrogozhinë, Basha foli dhe për ndryshimin e sistemit elektoral.

“Ndryshim sistemi do të thotë që deputetët e ardhshëm të Shqipërisë nuk do të përcaktohen më nga një njeri, por do jenë prodhim i vullnetit të qytetarëve. Ju do i përcaktoni kandidatët e ardhshëm të PD në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Në këtë mënyrë ata nuk do jenë njerëz pa emër, fytyrë që ngrejnë thjesht kartonin. Fati i tyre lidhet vetëm me votuesin, vetëm me qytetarin. Do garantojmë që Parlamenti të mos jetë më noteri i qeverisë, por mbrojtës i interesave tuaja”, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *