Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi te Berisha: Korrupsion te Patentat, drejtori merr 400 milionë lekë në muaj


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar një rast korruptiv në Drejtorinë e Patentave.

Një ish- punonjës i Drejtorisë së Patentave, akuzon drejtorin e këtij institucioni, Blendi Gonxhja, se merr deri në 70 milion lekë të vjetra në muaj falë aferave korruptive vetëm në Tiranë. Ndërsa në të gjitha qarqet sipas tij përfitimet i shkojnë deri në 400 milionë lekë të vjetra në muaj.

Ish-punonjësi i Transportit Rrugor përmend emra konkretë që sipas tij bashkëpunojnë me Gonxhjan.

“Korrupsion masiv ne drejtorine e patentave! Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital. sb

Pershendetje dr une jam nje punonjes i patentave te Tirana!

Ka dy muaj qe zotnia Gonxhja me levizi sepse do bente gjoja reforme duke zhdukur korrupsionin.Te thote vellaj ty nja dy gjona pasi situata ketu eshte se jane rritur pazaret!

Ate Bashkimin e patentave edhe pse antikorrupsioni e tha te pushohet Gonxhja e ka menaxherin kryesor vetem ne patentat e Tiranes ne muaj Gonxhja merr 65-70 milion te vjetra ne muaj leket i mbledh Defrim Ajazi qe ka marr Gonxhja si Mon kukaleshi ose sic ka qene vete te bashkia e tirones me Ed Ramen .

Ne gjithe qarqet ne muaj merr o zot sa shume sma nxe goja te ta them 400 milion ne muaj merr! Nese ka bekimin tat ta bofte zoti hallall se nje % e merr edhe Gjylametja nga Dritan Meta i Inspektoriatit Qendror Teknik!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *