Vendosni fjalën kyçe....

Georgina Rodriguez zbulon si u njoh me Cristiano Ronaldon: Isha asistente shitjesh


 

 

Georgina Rodriguez punonte në sektorin e shitjeve të kompanisë “Gucci” në kohën kur është njohur me Cristiano Ronaldon. Këtë e ka zbuluar vetë 25-vjeçarja gjatë një interviste për revistën “Elle”.

Në intervistën e titulluar “Jeta ime me Ronaldon”, Georgina flet për takimin e parë dhe se si ra në dashuri me shikim të parë.

Georgina tha se për herë të parë janë takuar në muajin qershor të vitit 2016, kur ajo punonte si asistente shitjesh në kompaninë “Gucci”.

“Takimi i parë me Ronaldon ishte në ‘Guçi’ ku unë punoja si asistente shitjesh. Ditë më vonë ne u pamë sërish në eventin e një marke tjetër …

Atje mund të flisnim në një atmosferë më të relaksuar, jashtë ambientit tim të punës … Ishte dashuri me shikim të parë për të dy”, tha Rodriguez.

Ndër të tjera, Georgina tha se dita e saj tipike përbëhej nga zgjimi i fëmijëve, veshja e tyre , mëngjesi sëbashku para se të luante me ta, përgatitja e drekës, një sy gjumë, palestër, një sesion në spa, si dhe një spot televiziv me Cristiano-n para shtratit.

 “Shtëpia është vendi ku unë jam më e lumtur, me fëmijët e mi dhe partnerin tim”, tha Georgina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *