Një vjedhje ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Beratit. Disa persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur një sasi parash në një fasoneri tek ish-Kombinati. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të çuar para drejtësisë autorët.
“Në datën 07.04.2019, gjatë natës, tek ish Kombinati, persona të pa identifikuar, kanë hyrë në ambjentet e brendëshme të një ndërrmarje dhe kanë marrë një sasi lekësh.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorve.”, thuhet në njoftimin e policisë.