Grabitet një banesë në fshatin Nikël të rrethit të Krujës. Pronari i banesës Besnik Elezi sapo ishte kthyer nga Greqia ku punonte si emigrant, ka mbetur gojëhapur kur ka parë që në shtëpinë e tij ishin zhdukur pesëmijëeurot që kishte lënë.
Elezi ka lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë veprimet e saj. Personat që janë futur në banesë, kanë marrë çdo gjë e madje kanë dëmtuar edhe dyshekët dhe jastëkët pasi mendonin se i zoti i shtëpisë i kishte fshehur aty paratë.