Emigrimi i paligjshëm është shndërruar në një problem serioz për ligjvënësit institucionet holandeze duke detyruar që përveç masave shtrënguese të ndërmarrin edhe fushata ndërgjegëjsuese.
Ministri i Shtetit për Drejtësinë dhe Sigurinë, Mar Harbers, ka dalë vetë në terren dhe i është drejtuar me një mesazh emigrantëve, në veçanti shqiptarëve që të mos e provojnë, pasi do të kapen, do të humbin paratë e do të kthehen me avionin e parë drejt vendit të tyre.
Mesazhi është publikuar nga ambasada e Holandës në Tiranë dhe është një ndër rastet e rralla ku thirrjet kundër emigrimit ilegal bëhen në mënyrë të hapur dhe të dedikuar për shqiptarët.