Templates by BIGtheme NET

Malazezët dalin në protesta masive kundër Gjukanoviçit

Demonstruesit malazez kanë marshuar drejt presidencës në Podgoricë gjatë ditës së sotme. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Milo Gjukanoviç, i cili ka pothuajse 30 vjet në pushtet në Malin e Zi.

Gjithçka filloi me një video-regjistrim sekret i vitit 2016, që duket se tregonte një oligark të njohur vendas duke i dhënë një zarf me para një bashkëpunëtori të Milo Gjukanoviçit, liderit të Malit të Zi, transmeton newsbomb.

Biznesmeni i njohur, Dushko Knezeviç, ish-mik e Gjukanoviçit, e publikoi videon në fund të vitit të kaluar si hakmarrje ndaj akuzave të ngritura kundër tij për pastrim parash, të cilat e detyruan të largohej drejt Londrës për t’iu shmangur ndjekjes penale.

Ai bëri publike edhe një sërë dokumentesh që akuzonin presidentin dhe partinë e tij në pushtet për korrupsion, nepotizëm dhe shpërdorim të detyrës. Ajo që tani njihet si çështja ‘Zarfi’, ka shkaktuar protesta të shumta në Malin e Zi, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Gjukanoviçit, që ka rreth 30 vjet në pushtet.

Demonstratat anti-qeveritare në Mal të Zi vijnë ndërkohë që protesta të ngjashme po mbahen edhe në Serbinë dhe Shqipëri, ku demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e udhëheqësve që ata i akuzojnë për sundim autokratik dhe korrupsion, pavarësisht premtimeve të tyre se do t’i çojnë këto vende drejt BE-së.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto