Vendosni fjalën kyçe....

“Mban barrën e ekonomisë”, Kryemadhi takohet me fermerët në Cërrik


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka takuar fermerët në bashkinë e Cërrikut, ku është ndeshur nga afër me problemet e tyre.

Gjatë këtij takimi, Kryemadhi tha se subvencionet për fermerët janë zero, ndërsa theksoi domosdoshmërinë për të mos lënë jashtë vëmendjes këtë sektor.

 “Ndihen të pashpresë, ndihen të pa përkrahur, ndihen dhe të vetmuar në të gjithë angazhimin e tyre dhe në iniciativën e tyre që duan të bëjnë diçka për familjet e tyre. Mos të harrojmë që 20% e GDP-së, vjen si rezultat i bujqësisë shqiptare dhe subvencioni që vjen nga shteti nuk është as 0.7% e Buxhetit të Shtetit në ndihmë të fermerëve dhe të blegtorëve”, tha Kryemadhi.

Ndër të tjera, kryetarja e LSI-së tha se që nga malësitë e Dibrës dhe deri në kodrinat e Dumresë, problemet për fermerët janë të njëjta.

“Nga malësitë e Dibrës dhe sot nga fushat e Cërrikut, apo edhe nga kodrat e mrekullueshme të Dumresë, shikojmë se problemet janë të njëjta, si për blegtorët, ashtu dhe për pemtarët, ashtu dhe për fermerët, ashtu dhe për ata që kanë investuar në serat e tyre edhe pse subvencionet janë 0. Ku çmimet janë shumë të larta për plasmasin, për hekurin. Ku ata paguajnë fatura shumë të larta të energjisë elektrike, për pompat e ujit, apo fatura të larta të ujit për vaditje.

Prandaj është e domosdoshme për të mos i harruar fermerët, për të mos harruar bujqësinë shqiptare, sepse bujqësia shqiptare është ajo që mban barrën kryesore të ekonomisë shqiptare”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *