Vendosni fjalën kyçe....

Meta në Durrës: Nxis politikanët të dialogojnë!


Presidenti Ilir Meta sot ndodhet në Durrës me rastin e 80-vjetorit të nisjes së rezistencës Antifashiste. Në një deklaratë për mediat Meta kujtoi Mujo Ulqinakun dhe të gjithë atdhetarët që dhanë jetën për liri, ndërsa dha një mesazh për palët politike, duke thënë se normaliteti kushtetues mund të arrihet me dialog.

“Jemi këtu për të kujtuar me krenari të pafund Mujo Ulqinakun dhe të gjithë ata që i qëndruan betimit për atdhe. Përulem me nderim përpara një ushtaraku aq të thjeshtë, i cili bëri një shërbim historik. Rivendosja e normaliteti kushtetues mund të arrihet me dialog të vërtetë dhe të përgjegjshëm mes partive politike. ”, tha Meta.

Ndër të tjera Meta u ka kërkuar forcave politike që të vendosin dialog mes tyre, të heqin dorë nga mitingjet dhe anti-mitingjet.

“Unë besoj te dialogu dhe zgjidhja politike përmes një dialogu të përgjegjshëm dhe real për të rivendosur normalitetin e plotë, Kushtetues, institucional dhe demokratik dhe unë besoj që pas 1997 vendi ka bërë përparime të rëndësishme dhe i nxis politikanët e përgjegjshëm kudo që ndodhen në shumicë apo opozitë të tregojnë që në këto 22 vite që Shqipëria ka bërë përparime dhe nuk mund të shkojnë dëm për hir të kokëfortësive dhe demonstrimeve të forcës, mitingjeve dhe antimitingjeve të panevojshme.

Aq më tepër jemi në prag të sezonit turistik. Ka një hapësirë për të gjetur zgjidhet e duhura dhe secili duhet të reflektojë. Është detyrë e tyre të tregojnë vullnet për dialog dhe të heqin dorë nga përdorimi i forcës dhe të udhëhiqen nga arsyeja”, janë fjalët e presidentit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *