Vendosni fjalën kyçe....

“Ne kemi një president problematik”, si e pritën Thaçin në Londër (FOTO)


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur me parrulla në Londër. Ditën e premte, Thaçi mbajti në Londër një ligjëratë për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për dialogun si dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës.

Por para hyrjes në Institutin Mbretëror për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Chatham House” në Londër, një grup të rinjsh e kanë pritur me pankarta me mbishkrimet “Ne kemi një president problematik”.

Ky mbishkrim ironizon një nga deklaratat më të komentuara të Thaçit, “We are not problematic guys“ ose “Ne nuk jemi djem problematikë”. Këtë deklaratë Thaçi e bëri në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë, ku po përpiqej të sqaronte se së bashku me homologunserb, Aleksandar Vuçiç, po tentonin të arrinin një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *