Një grua 92- vjeçare nga Turqia është kthyer në një model frymëzimi, kjo pasi ajo ka vendosur të ndjekë shkollën. Gullu Sarac është regjistruar në një kurs për të mësuar të shkruaj edhe të lexojë.
Në këtë mënyrë ajo është duke realizuar ëndërrën që nuk mundi të ralizonte dot kur ishte fëmijë shkruan agjencia e lajmeve ‘Anadoly Agency’. Gullu është më e moshuara e klasës, e cila ka vetëm 8 nxënëse.
“Për vite të tëra me radhë fëmijët e mi u munduan të më mësonin të shkruaja edhe të lexoja, por nuk mundesha. Tani që fillova nga mësimi e di që do ia dal. Më pëlqen edhe fakti që mësimi po zhvillohet në shkollë”, ka thënë e moshuara.