Një përplasje e tmerrshme ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në autostradën A14 midis Bitonto-s dhe Molfetta-s.
Dy persona kanë humbur jetën dhe një i tretë ka mbetur i plagosur rëndë.
Viktimat janë dy shtetas shqiptarë, një 56 vjeçar dhe një grua 82 vjeçare që jeton në rajonin e Emilia Romagna-s. Ata mësohet se po udhëtonin në një automjet tip “Renault Clio” në drejtim të Barit.
Për shkaqe ende të paqarta, makina me të cilën po udhëtonin dy shqiptarët u përplas me një “Ford Kuga”, shoferi i të cilit, ishte një oficer policie 44 vjeçar.
Oficeri i policisë rrugore ishte nisur për në qendrën e operacioneve të Barit, pasi duhej të kryente shërbimin e natës. Ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital me një dëmtim në kokë.
Aksidenti ka shkaktuar trafik në autostradë. Sipas mediave italiane, autostrada mbeti e mbyllur për disa orë, me një dalje të detyrueshme në kryqëzimin e Molfetta-s.