Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku i ka surprizuar të gjithë me super golin e realizuar sot nga një distancë prej 40 metrash në sfidën ndaj Bazelit, e cila përfundoi në shifra të barabarta 1-1.
Ai tregoi klasin e tij, duke lëshuar një të djathtë të kalibruar dhe topin e dërgoi në trekëndësh. Portieri mik ngeli thjesht si spektator i çudisë së ‘bomberit’ të kombëtares.
Për Bazelin sot luante edhe Taulant Xhaka. Të dy shqiptarët nuk shpëtuan u ndëshkuan në këtë përballje me karton të verdhë.