Vendosni fjalën kyçe....

Shembet ura në Brazil pas goditjes nga trageti (VIDEO)


Një traget është përplasur me një urë në Para, shtetin verior të Brazilit, duke zhytur në lumin Moju 200 metra të urës.

BBC” shkruan se dëshmitarët kanë thënë se dy vetura të vogla kanë rënë në ujë në momentin kur anija e ka goditur një nga shtyllat e urës.

Megjithatë ende nuk dihet se sa persona janë lënduar, ndërsa zhytësit janë duke kërkuar në ujë. Nga ana tjetër mësohet se pesë anëtarët e ekuipazhit të anijes kanë shpëtuar.

Guvernatori i Paras, Helder Barbalho, ka shpallur gjendjen emergjente pas këtij aksidenti.

“Prioriteti ynë është që t’i kërkojmë viktimat dhe të ofrojmë përkrahje të plotë për familjet e tyre”, tha ai për mediat lokale.

Barbalho publikoi pamjet e urës së rrëzuar prej 860 metrash. Ura që ndodhet në rajonin e Amazonës të çon në Belem, i cili është një nga portet kryesore të Brazilit.

Autoritetet po punojnë për të pastruar mbeturinat nga lumi dhe kanë angazhuar një numër anijesh për të transportuar banorët në dy anët e lumit derisa ura të rregullohet. Sakaq janë vendosur shenja paralajmëruese mbi shtyllat e urave të tjera aty pranë.

Mediet lokale kanë raportuar se në një raport inspektues që është bërë më herët gjatë këtij viti është theksuar se shtyllat e kësaj ure kanë filluar të dobësohen. Qeveria lokale ka kërkuar fonde emergjente për ta ndërtuar pjesën e shembur, por nuk e ka mbyllur rrugën.

Një aksident i ngjashëm në këtë rajon kishte ndodhur edhe në vitin 2014, kur një anije e kishte goditur një shtyllë të një ure, me ç’rast ishte shembur një pjesë prej 50 metrash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *